Sot bëhen 23 vjet nga vdekja e Dianës, por “princesha e popullit”, vazhdon të admirohet dhe të ngjallë kureshtje të madhe edhe në ditët tona. Vdekja e saj është rrethuar me mister e teori konspirative.
Tani, ish-sekretari i saj privat i sigurisë, Patrick Jephson ka rrëfyer se Lady Diana ishte e frikësuar për jetën, dhe për këtë arsye, mbante një frigorifer të mbushur me rezervat e veta të gjakut.
Ajo sipas tij, druhej se do të sulmohej, ndaj i mbante rezervat me vete. “Pervec kesaj, secili prej nesh ishte testuar, kështu që mjekët e dinin se kush mund t’i jepte gjak nëse ajo do kishte nevojë”, është shprehur Jephson. Princesha e Wellsit ndërroi jetë prej lëndimeve të marra pas një aksidenti fatal me makinë 31 gushtin e vitit 1997.