Prej ditësh rrjeti po gumëzhin rreth romancës së re së Brad Pitt. Tri vite pas divorcit nga Angelina Jolie, i mikluari i Hollywood duket se ka gjetur sërish dashurinë dhe kësaj here aktori i njohur është hedhur në krahët e një modeleje.
Nicole Poturalski është 27 vjeçarja që ka rrëmbyer vëmendjen e 56 vjeçarit të famshëm, por ndonëse tingëllon çuditshëm, mediat e huaja kanë zbuluar se modelja është e martuar dhe ka një djalë 7 vjeç.
Në fakt nuk bëhet fjalë aspak për tradhti nga ana e Nicole karshi bashkëshortit të saj, pasi duket se biznesmeni Roland Mary me të cilin Poturalski është martuar nuk e ka aspak problem që bashëshortja e tij ka nisur një romancë me Brad Pitt.
Nicole dhe Roland janë të martuar prej disa vitesh, por marrëdhënia e tyre është krejtësisht e hapur, duke lejuar secilin të krijojnë romanca të tjera edhe jashtë martese.
Sipas raportimeve, modelja u takua për herë të parë me Pitt në restorantin e burrit të saj ndërsa ai ishte atje duke promovuar filmin “Once Upon a Time in Hollyëood”.Poturalksi më pas udhëtoi për në Los Angeles disa javë më vonë për t’u takuar përsëri me Pitt.Ata janë fotografuar duke marrë pjesë në një koncert të Kanye Ëest në nëntor.
Brad i cili u nda nga gruaja e tij Angelina Jolie në vitin 2016, dhe modelja gjermane u tha se dukeshin si ‘adoleshentë të dashuruar’ pasi u fotografuan së bashku për herë të parë në një aeroport në jug të Francës, sipas The Sun.