KreuCelebrity

Mariah Carey “fshikullon” moderatoren: “Më detyroi të tregoj shtatzaninë në emision, fill pas kësaj abortova”!

Mariah Carey ka rrëfyer publikisht episodin tejet të pakëndshëm tek Ellen DeGeneres Show në 2008-tën, në të cilin moderatorja e njohur e detyroi të tregonte publikisht se ishte shtatzënë. Legjenda 50 vjecare e muzikës thotë se ajo nuk kishte dashur ta tregonte shtatzaninë ( ishte në fillim të saj). Por Ellen e detyroi duke i thënë që ta provonte se nuk priste një fëmijë duke pirë një gotë shampanjë me të! Mariah u detyrua të rrëfehej.

Shumë pak kohë pas kësaj, këngëtarja e humbi fëmijën dhe thotë se ende edhe sot, vazhdon të ndihet keq kur e sjell ne mendje atë moment! Me ish bashkeshortin Nick Cannon ajo pati më vonë, në 2011-tën, binjakët Moroccan dhe Monroe.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF