1 shtatorin e tre viteve më parë, Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj e kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë. U bë një festë të madhe, jehona mediatike e së cilës zgjati me ditë të tëra. Xhensila shkëlqeu me fustanin e bardhë, dhe ende i mbajmë mend fotot e tyre të bukura!
Por ndonëse kishte shumë të tilla, Besi zgjodhi që tre vjetorin e martesës të shoqes t`ia uronte me një foto jo dhe aq pompoze; në fakt ajo është plot doza humori, duke treguar kështu se Besi as në momente të tilla, nuk del dot nga vetja!!! Me këtë foto kaq të këndshme, të papublikuar më parë, na e shfaqi edhe një herë origjinalitetin e tij.
Urime 3 vjetorin e marteses o jet. ?. @xhensilamyrtezaj ♥️♥️♥️?



















