KreuCelebrity

Të divorcuar, por biznesi i përbashkët mes Angelina dhe Brad vijon: ja sa kushton një shishe shampanjë Jolie-Pitt!

Në sferën personale përveç 6 fëmijëve Angelina Jolie dhe Brad Pitt nuk i lidh më asgjë, ama biznesi i përbashkët që dyshja e njohur e Hollyëood kanë vijon punën normalisht.

Për ata që ende nuk e dinë, dy aktorët kanë në pronësi një markë të prodhimit të verërave.

“Miraval” marka e njohur e dyshes kanë nxjerrë së fundmi në treg një shishe shampanjë rose të quajtur Fleur de Miraval dhe pritet të jetë i aksesueshëm për blerësit më 15 tetor.

Nëse jeni të intersuar për të provuar një shishe shampanjë të famshmish duhet të dini çmimi është 390 dollarë.