Dj Eric Morillo, i njohur për hitin e famshëm të vitit 1993 ‘I like to move it’ është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij në Florida. Trupi i 49 vjeçarit është gjetur në një banesë në Miami mëngjesin e së martës, ndërsa policia po heton rreth ngjarjes së papritur.
Hiti i tij i vitit 1993 është bërë pjesë e filmave dhe reklamave të ndryshme, duke shënuar periudhën e artë të karrierës së Morillo.
Më 6 gusht të këtij viti, Eric u arrestua pasi u akuzua nga një Dj femër se ai ka tentuar të abuzojë seksualisht me të.
Morillo ka lindur në New York dhe ka kaluar pjesën më të madhe të fëmijërisë së tij në Cartagena, Colombia për t’u rikthyer më pas në moshën 11 vjeçare në Neë Jersey së bashku me të ëmën dhe motrën.
Karrierën si Dj, ai e ka nisur që në moshën 11 vjeçare duke marrë pjesë në dasma apo gëzime të ndryshme mes miqsh.



















