Me këtë pamje, nuk e kishim parë ndonjëherë Nevina Shtyllën! Duket si Lara Kroft, sic i thotë dhe një ndjekës.
Moderatorja na e shoi vetë kureshtjen: programin surprizë që do të sjellë në ekran, ajo e njoftoi vetë përmes Instagram, ku postoi videon që shpjegon gjithcka. Bëhet fjalë për një emision të quajtur “Kino star” i cili i kushtohet të gjithë personave mbi 18 vjeç që kanë pasion aktrimin. Kushdo që e ka pasion këtë fushë mund të aplikojë.
Sic sqaron Nevina, e cila përvecse prezantuese është dhe bashkautore, në fund, do të ketë një serial televiziv. “KinoStar: kete here si moderatore dhe bashkeautore me @papadhimitriproduction ne nje projekt gjigant qe do te finalizohet ne nje serial tv. Aplikimet jane te hapura” , ka shkruar ajo.



















