Mjaftoi një postim i Keisit në rrjetet sociale që të qarkullonte lajmi se kishte një mashkull të ri në jetën e saj.
“S’ka si takimet ditën”, ishte mesazhi, dhe Stresi nuk vonoi të reagonte. “Unë s’kam urrejtje ndaj teje, për mua mjafton të jesh mirë kudo të jesh, tjerat vijnë e shkojnë”- shkroi ai në InstaStory, ndërsa për “Iconstyle.al” tha se :“Makiazhi mund t’ju bëjë të bukur në paraqitjen e jashtme, por nuk mund t’ju ndihmojë nëse jeni e shëmtuar nga brenda. Veçse nëse e hani makiazhin.” Keisi nuk e la pa përgjigje.
“Imagjino ç’bëhet për një djalë imagjinar që nuk është parë me sy, bëhet dhe lajm portalesh mundësisht. Ndërkohë të tjerët që janë të martuar kapen në hotele me femër tjetër dhe prap s’dalin me shpirt të shëmtuar. Hajde botë hajde! Gjithsesi, gjithësecili e tregon veten në fund,” tha ajo.



















