Pak ditë më parë ndarja e parakohshme nga jeta e aktorit Chadwick Boseman trishtoi pafund fansat e dashamirësit e yllit të “Black Panther”. Boseman mbylli sytë përgjithmonë në shtëpinë e tij pas një beteje dy vjeçare me kancerin në zorrën e trashë.
Arsyeja që lajmi i vdekjes së 43 vjeçarit shokoi këdo ishte se përveç familjes dhe një rrethi shumë të ngushtë të aktorit, askush nuk ishte në dijeni se ai vuante nga sëmundja e rëndë.
I gjithë kasti i ‘Black Panther’ përfshirë edhe producentit Nate Moore nuk ka qenë në dijeni se aktori gjatë kohës që xhironte ishte i sëmurë, gjë që e ka bërë Moore që të sjellë në vëmendje bisedën e fundit që ka bërë me Boseman.
Jo rastësisht biseda e fundit që dyshja kanë konsumuar së bashku kishte të bënte me një kauzë që ata kishin ndërmarrë për t’u ardhur në ndihmë fëmijëve të prekur nga kanceri, për të cilët ylli i “Marvel” ishte tejet i ndjeshëm.
“Më theu zemrën, o burrë. Duhet ta bëjmë për ta”, mësohet t’i ketë shkruajtur aktori producentit në lidhje me fëmijët e sëmurë me kancer.



















