Ishim mësuar ta shihnim prej vitesh në Vizion Plus, por tani Anila Cela do të jetë pjesë e televizionit informative News24, ku sic mësohet, do të drejtojë një emision i cili I raportohet përditshmërisë sonë. Një format ky, ku moderatorja mjaft e dashur për publikun, duhet të ndihet mjaft “rehat”, sepse në fakt, e njeh mirë!
Programi trajton tematika nga më të ndryshmet, me të ftuar special ku nuk do të mungojnë personazhe nga jeta publike në vend e personalitete nga bota e medias, politikës, showbiz-it apo lifestyle-t. Anila ishte shkëputur për disa kohë, por ndjekësit e saj patjetër janë gëzuar nga lajmi që do ta shohin përsëri dhe me një emision të përditshëm madje, i cili pritet të vijë shumë shpejt!



















