KreuCelebrity

Vetëvrasjet nga Covid, ekspertja: Të lejohen telefonët në spitale!

Vetëvrasjet nga Covid, ekspertja: Të lejohen telefonët në

Rasti tronditës i Hasan Marës, që u vetëvra mbrëmjen e së mërkurës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe ai i një tjetër pacienti me Covid, 29 vjecarit nga Durrësi Xhino Koça, i cili bëri po të njëjtën gjë në muajin gusht, i ka shtyrë të gjithë të reflektojnë mbi gjendjen e rënduar psikologjike të personave që preken nga koronavirusi dhe shtrohen në spital, në kushtet aktuale, kur nuk u lejohet asnjë lloj kontakti me të afërmit e tyre. Ndalimi i telefonëve ne dhomat e spitaleve Covid ka bërë të ndizen debate të mëdha në opinionin publik.

Psiko-traumatologia Besarta Taçi thotë se pacientët e shtruar me koronavirus duhet të lejohen që të komunikojnë me të afërmit e tyre përmes video-telefonatave për shkak të gjendjes së ankthit dhe frikës nga virusi. E cituar nga Tiranapost, ajo shprehet se këta pacientë kanë nevojë për trajtim nga psikologët edhe nëse nuk vihen re shenja të problemeve të shëndetit mendor.

“Pacientët kanë nevojë për të afërmit e tyre por për arsye të sigurisë kjo asistencë familjare nuk u ofrohet. Ndodh që pacienti ndihet i vetmuar dhe shumë persona nuk arrijnë dot të menaxhojnë simptomatologjinë dhe fizike dhe mendore. Ka ndodhur që një baba kur ka dalë me koronavirus është hedhur nga ura, apo infermiere që pasi kanë shërbyer janë prekur nga covid dhe janë vetëvrarë, këto kanë ndodhur në periudhën mars-maj në vendet si Italia.

Janë impaktet psikologjike. Covid është një nga faktorët që ka aktivizuar tek individët me përjetime psikologjike ndjenjat e vetëvrasjes. Duhet shumë kujdes. Duhet të lejohen lidhjet me video që pacientët të kontaktojnë me të afërmit e tyre”, është shprehur ajo.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF