KreuCelebrity

Michele Obama rrëfehet: “Përse e hodha unazën e fejesës”!

Në episodin më të fundit të “The Michelle Obama Podcas”, ish Zonja e Pare e SHBA-së, Michelle Obama dhe i ftuari i saj, Conan O’Brien kanë vendosur të flasin për martesën. Michelle është e martuar me Barack Obamën që në vitin 1992, dhe muajin e ardhshëm bëjnë 28 vjet martesë, ndërsa O’Brien e ka bashkuar fatin me Liza Powel O’Brien në 2002. Ashtu si në cdo martesë, Michelle dhe Barack kanë momentet e tyre të mira dhe ato të këqija.

Ajo kujtoi një herë një sherr të madh në kohën e fejesës, kur hoqi unazën nga gishti dhe e hodhi. “ U nxeha me të, e hoqa unazën dhe i thashë: Shikoje mirë, kush ka nevojë për të? Dhe e hodha poshtë”, tregoi ajo, duke shtuar se ishin në makinë, dhe se në fakt, nuk e hodhi jashtë fare. “ Por akoma edhe sot Barack ma kujton atë moment. Unë gati e kisha harruar. M`u desh të kuptoja se ai i përjeton gjërat shumë, për një kohë të gjatë”, u shpreh Michelle.

 

 

Even if you can’t give the moms in your life a hug today, I hope you can give them an extra thank you today. Thank you and Happy Mother’s Day to the woman who makes it all possible. Love you, @michelleobama.

A post shared by Barack Obama (@barackobama) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF