Së shpejti Meghan Markle dhe Princ Harry do të jenë pjesë e Netflix. Dyshja e famshme ka firmosur një kontratë të majme me platformën e njohur, pasi ata kanë ndërmarrë hapin e rëndësishëm për të prodhuar filma, dokumentarë, e seriale për fëmijë.
Ndonëse Meghan është një aktore me karrierë të suskesshme kinemtografike, për momentin ajo nuk ka ndërmend të rithehet në ekran si aktore, por do të qëndrojë në produksion.
Aktualisht nuk janë bërë ende me dije se cili do të jetë roli i Meghan dhe Harry por nën emrin e dyshes dihet që do të ketë vetëm prodhime për fëmijë.
Prodhimet e tyre ende nuk kanë një emër por ajo çfarë po krijojnë duket mjaft premtuese dhe me siguri te majme.
“Fokusi ynë do të jetë në krijimin e përmbajtjes që informon, por gjithashtu jep shpresë. Si prindër të rinj, është e rëndësishme për ne të krijojmë programe frymëzuese familjare” -tha Harry në një deklaratë për median.



















