Teksa bota ka hyrë në muajin e nëntë që nga fillimi i pandemisë, emra të njohur e të panjohur kudo në botë vijojnë të infektohen.
Dwayne Johnson, aktori i famshëm që njihet për rolin e tij në ‘The rock’ ka zbuluar se e gjithë familja e tij u infektua me koronavirus, ndonëse ata janë munduar që të tregohen shumë të kujdesshëm duke respektuar masat anti-covid.
48 vjeçari ka treguar se ai, bashkëshortja Lauren 35 vjeç dhe dy vajzat Jasmine dhe Tiana u infektuan nga disa miq të ngushtë, të cilët nuk e dinin që ishin të infektuar.
“Ne jemi në anën tjetër të tij dhe nuk jemi më ngjitës. Faleminderit Zotit, ne jemi të shëndetshëm. Mund t’ju them se kjo ka qenë një nga gjërat më sfiduese dhe më të vështira që na është dashur të durojmë si familje. Prioriteti im numër një është të mbroj gjithmonë familjen time. Ne po numërojmë bekimet tona tani sepse e dimë mirë që nuk ndodh gjithmonë që e kalon Covid-19 më i fortë dhe më i shëndetshëm”; ka shkruar aktori më i paguar në botë në një postim në Instagram.



















