KreuCelebrity

5 viktima nga koronavirusi në 24 orë, të gjithë janë nga Tirana!

116 raste të reja me të infektuar janë zbuluar në 24 orët e fundit në vendin tonë, nga 835 testime, ku Tirana mban numrin më të lartë të të infektuarve me 49 raste. Po nga kryeqyteti janë edhe të 5 viktimat e shënuara së fundi, një 56 vjeçar; një 64 vjeçare, një 71 vjeçare; një 77 vjeçar dhe një 89 vjeçare. Për ta nuk u përmend ashtu si herë të tjera që të kishin sëmundje bashkëshoqëruese.

Ndërsa 189 pacientë po trajtohen në dy spitalet e Covid, 20 në terapi intensive dhe 8 që janë të intubuar. Në dy spitalet COVID janë gjithashtu duke marrë shërbim të specializuar 32 qytetarë të cilët kanë qenë pozitivë me COVID-19 dhe aktualisht janë negativizuar, por po vijojnë të marrin trajtim spitalor për pasojat e sëmundjes.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF