KreuCelebrity

Ori Nebiaj na hutoi, a tregon postimi i saj se do të largohet nga “Wake Up”?!

I shijuam shumë “Pushime on top” me Ori nebiaj. Me lirshmërinë e saj, thjeshtësinë, por edhe pamjen e lavdërueshme, moderatorja përshtatet shumë mirë me atë format, duke e bërë edhe më të dashur për publikun.

Megjithatë, në pjesën tjetër të vitit jemi mësuar ta shohim tek “ Wake Up”, ku prej kaq kohësh na shoqëron mëngjesve së bashku me Isli Islamin.

Por një postim i Orit në rrjetet sociale, ka bërë të ngrihen menjëherë pyetje mbi vazhdimësinë e saj në emisionin, i cili e ktheu në figurën kaq të dashur që njohim sot. “Po sikur të fle pak këtë sezon?”, shkruan Ori, duke e shoqëruar fjalinë me një ‘emoji’ që me siguri i ka bërë të gjithë konfuzë.

Ajo vetë nuk dha më shumë detaje, por nuk vonuan hamendësimet se në këtë mënyrë ndoshta po paralajmëron shkëputjen. Megjithatë, na mbetet  të presim e të shohim!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF