Aktorja Olta Gixhari u bë nënë për herë të parë në 21 gusht, dhe nuk mund të jetë më e lumtur! Ardhjen në jetë të vogëlushit të tyre, Amar, po e prisnin me padurim, si ajo ashtu edhe partneri.
Ndonëse është nga ato nëna që kujdesen të mos e tregojnë fytyrën e vogëlushit në rrjetet sociale, Olta ka postuar foto të tij, dhe më e fundit i tregon në publik, duke shijuar të tre së bashku këto ditë të bukura e të ngrohta!
Aktorja ka realizuar një foto mjaft të zgjuar, duke fiksuar aty këmbën e djalit dhe dorën e partnerit, por pa zbuluar portrerin e asnjërit prej tyre.



















