Përpara disa kohësh, Arbana Osmani u “kap në gabim”: kishte dalë në foto me një bluzë të cilës nuk i kishte hequr etiketën, e sigurisht, kjo nuk kaloi pa u vënë re. Por ndërsa ne gati e kishim harruar, Arbana vetë jo.
Moderatorja duket është ndjerë mjaft e lehtësuar së fundi pas fotove që mbushën rrjetin ku shihej se Georgina Rodriguezit, partneres së Cristiano Ronaldos, i ndodhi e njëjta gjë në festivalin e filmit në Venecia.
Arbana duket është ndjerë e lehtësuar. “Georgina është një prej nesh. Nuk është se e kam vrarë mendjen ndonjëherë, por tashmë ndihem më mire,”- ka shkruar ajo me humor. Georgina shkëlqeu në tapetin e kuq me dy fustane të ndryshme, njëri nga të cilët ishte krijuar për të nga stilistja Lia Stublla.



















