Për kolegët Julian Deda dhe Eglein Laknori 4 shtatori është datë e shenjtë për të njëjtën arsye tejet domethënëse.
15 vite më parë, kur Julian Deda njihej si djali i aktorit të humorit Zef Deda, ndonëse jeta artistike e të riut shkodran ishte në fillime, çështjet e zemrës për Julin shkonin ‘vaj’ ndaj një dekadë e gjysmë më parë, në një kishë të vogël në qytetin e tij të lindjes në Shkodër, ai dhe e përzgjedhura e zemrës bënë betimet për dashuri të përjetshme.
“Këtu, në këtë kishë të vogël në Shkodër, 15 vite më parë i thamë Po njëri tjetrit. U betuam që do krijonim familjen tonë të bukur dhe se do ta donim dhe respektonim njëri tjetrin deri sa vdekja të na ndajë. Sot vazhdojmë rrugëtimin tonë të bekuar dhe premtoj se do ta përfundojmë ashtu siç u betuam, bashkë deri në frymën e fundit”; shkruan Juli përbri një foto së bashku me bashkëshorten
Disa vite më vonë në të njëjtën datë, edhe aktori tjetër i Klanifornia Eglein Laknori do të bënte betimet për dashuri të përjetshme para altarit me partneren e tij.
“Më shumë se i bekuar”; shkruan Eglein nën një foto shkrepur në kishë pak vite më parë në ditën e dasmës.



















