“ Jeni shumë të bukur”, “ Jeni në formë të shkëqyer”, “ Të mrekullueshëm”; Klejdi Kadiu postoi në Instagram një foto ku shihet në plazh së bashku me të shoqen dhe vajzën, dhe nuk i vihet dot faj komentuesve që shpërthyen në lavdërime! Të tre duken kaq bukur ( edhe pse duhet ta pohojmë se sytë na mbetën më shumë tek nusja bukuroshe e Kledit dhe vajza e ëmbël e tij)! “Familja”, ka shkruar ai në krah të fotos.
Balerini i njohur shqiptar, tepër I dashur nga publiku italian i cili e ka lidhur emrin e tij me “Amici” të Maria De Filippi” u martua me Charlotte, gjithashtu balerinë dhe mësuese joge, korrikun e vitit 2018. Vajza e tyre, Lea kishte ardhur në jetë janarin e 2016-tës.
Fotoja e fundit tregon se Lea është rritur dhe po bëhet po aq e bukur sa e ëma!



















