Një prej viktimave të Covid 19 sot në vend është bërë dhe kirurgia e njohur shkodrane Zyliha Kraja, bashkëshortja e dramaturgut Fadil Kraja. Mësohet se mjekja 78-vjeçare ishte infektuar prej disa ditësh me koronavirus.
Ajo kishte pasur një gjendje të stabilizuar mjekësore, por ditët e fundit ishte përkeqësuar. Kirurgia, sipas gazetës Reforma, prej vitesh kishte dalë në pension por sërish ka vazhduar të kontribuojë në spitalin e Shkodrës.
Para se të infektohej me virusin vdekjeprurës gjendja shëndetësore e mjekes ishte e mirë, por ditët e fundit u përkeqësua. Në Shkodër që nga fillimi i pandemisë kanë humbur jetën 36 persona dhe janë regjistruar 293 raste aktive.



















