KreuCelebrity

Video/ A është Tuna shtatzënë për herë të dytë?!

Prej javësh këngëtarja Tuna Sejdiu  është shpërngulur në SHBA së bashku me bashkëshortin Patris dhe djalin Tian.

Duket se artistja shkupiane po tenton të zhvillojë karrierën edhe përtej Oqeanit, ose të paktën disa postime nga vetë këngëtarja këtë na kanë lënë të kuptojmë.

Së fundmi në rrjete sociale po qarkullon një video e Tunës, e cila teksa po perfomon në një koncert, dallohet një fryrje e lehtë në barkun e saj.

 

 

Tuna shtatzënë për herë të dytë? Nuk e dimë nëse është e vërtetë si lajm pasi ka asnjë komunikim zyrtar prej saj, por kjo video na bëri të mendojmë këtë! Gjithsesi në rast se është e vërtetë, urime Tuna ❤️ #Tuna

A post shared by CHINWAG Albania (@chinwag.al) on

Dhe siç ndodh shpesh në të tilla raste, ajo që të gjithë po mendojnë pas këtyre pamjeve është fakti nëse Tiani do të bëhet me një vëlla, apo motër, apo nëse këngëtarja Sejdiu thjesht e ka tepruar pak me ‘McDonald’s’ në SHBA.

Sakaq nga ana e kënëgtares apo bashkëshortit nuk ka patur asnjë deklaratë rreth këtyre zërave e deri sa të kemi një deklaratë zyrtare prej tyre gjithçka do të mbetet në kuadër të thashethemeve.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF