Këto ditë në Venecia, po mbahet një ndër evenimentet më të rëndësishme të filmit, ku dhjetëra personalitete të njohur të kinematografisë botërore kanë zbarkuar në qytetin Italian.
Më 1 shtator, teksa ky festival ngriti perden e shfaqjes që do të zgjasë plor 12 ditë, gjatë Konferencës për shtyp presidentja e jurisë Cate Blanchett u shfaq e veshur me një kostum të zi, këmishë të bardhë, syze të errëta, ndërsa flokët i kishte mbledhur shkujdesshëm, për t’i dhënë një qasje më komode ‘look-ut’ të saj.
Teksa zonja Blanchett fotografohej nga paparacët e shumtë që ndodhen aty, dy byrzylykë të trashë prej ari në kyçin e dorës së djathtë nuk mund të linin askënd indiferent.
Zonja e parë e jurisë së festivalit të rëndësishëm të filmit, ja ka besuar kësaj here shkëlqimin në çdo dukje të çdo ditë të Festivalit, bizhuve Pomellato, pa të cilat paraqitjet e aktores dhe regjisores së famshme, nuk do të kishin sharmin me të cilin ajo ka vjedhur vëmendjen e qindra pjesëmarrësve këto ditë në Venecia.
Për 12 ditë më radhë areola ndriçuese më të cilën është veshur Blanchett do të mbajë emrin Pomellato.
Një sukses i padiskutueshëm për brandin luksoz të bizhuterive Pomellato, që ka ditur të hyjë krenarë shijet e njerëzve të famshëm.
Fatmirësisht në Shqipëri prej vitesh ne kemi mundësi t’i shijojmë krijimet e mrekullushme të artit të markës së famshme të bizhuve, falë bizhuteri Gjikondi që ka eksluzivitetin e këtij brandi.



















