Një ngjarje shumë e bukur, e po aq e rëndësishme ka ndodhur për vajzën e artistit Robert Aliaj. Mbrëmjen e kaluar Gaia është kualifikuar për në finalen e madhe të spektaklit të talentit të muzikës “The Voice Kids” në Belgjikë, vend ku familja Aliaj jeton prej vitesh.
Lajmin e bukur e ka ndarë babai i Gaias, i cili me krenari ka njoftuar nga llogaria e tij në instagram se e bija ka kaluar në finalen e “The Voice Kids”.
Rrugëtimi i Gaias në këtë garë ka nisur disa muaj më parë, por për shkak të pandemisë spektakli u ndërpre.
Duket se tashmë nuk ka kthim mbrapa për vajzën e artistit shqiptar, pasi dukshëm ajo ka trashëguar genet e të atit për talentin në muzikë.
Urojmë pse jo, që Gaia ta çojë në shtëpi edhe kupën e madhe të këtij spektakli.



















