Dukej se ajo nuk do të ‘divorcohej’ kurrë nga ekrani i Vizion Plus, por ndonëse nuk pritej, moderatorja Anila Çela ka lënë televizionin tek i cili nisi karrierën rreth 12 vite më parë dhe i është bashkuar skuadrës së Neës 24.
Ndonëse biondja e ëmbël ka patur herë pas here oferta nga televizionet e tjera, duket se vetëm tani Anila e pa të arsyeshme të lërë ‘shtëpinë’ e saj të më shumë se një dekade, për një qasje të re në karrierën e saj.
Moderatores Çela i është besuar fasha orare e pasdites në News 24, duke e rritur kështu konkurencën me programet e pasdites në ekranet shqiptare.
Kujtojmë që përballë Anilës do të jenë Rudina Magjistari në Tv Klan, Bieta Sulo në Top Channel si dhe Evi Reçi në Vizion Plus.



















