Periudha e pas ndarjes nga partnerët e tyre nuk i ka gjetur aq të qeta disa nga personazhet e njohur botërore. Më poshtë do të lexoni mbi veshjet që kanë zgjedhur disa femra të famshme për t`u “hakmarrë” ndaj ish-ëve të tyre.
Në nëntor 1994, Princesha Diana çuditi shtypin teksa u pa në një party e veshur me një fustan të shkurtër të zi. Kjo ishte dalja e saj e parë në publik pas ndarjes nga princi Charles. Fustani me shpatullat jashtë u konsiderua si veshje hakmarrjeje dhe ishte simbol për gratë e divorcuara në botë.
Rihanna, gjatë marrjes së një çmimi në vitin 2017 veshi një fustan të ngjashëm si Diana. Gjatë fjalimit këngëtarja nga Barbados tha: “ Sa herë një mashkull të tradhëton ose të trajton keq, të duhet një fustan hakmarrjeje. Çdo grua duhet ta dijë këtë. Pavarësisht nëse vishet qëllimisht ose jo, më prek ideja se edhe princesha Diana vuante si gratë e zakonshme.”
Pas një lidhjeje dy vjeçare shumë të trazuar, modelja Kate Moss dhe muzikanti Pete Doherty vendosën të ndahen. Nw shtator të 2007-ës pak pas ndarjes, Kate veshi në një event një fustan mëndafshi Dior në ngjyrë floriri dhe dukej rrezëllitëse. Kjo ishte dalja e saj e parë pas ndarjes dhe më ‘hakmarrëse’ se kaq, modelja nuk mund të ishte.
Gidi Hadid u nda nga muzikanti Joe Jonas vetëm pak muaj pas lidhjes. Kur u ftua në American Mucis Awards, ajo veshi një fustan të gjatë të bardhë dhe flokët e prera. Nuk thonë kot se kur një grua pret flokët, ajo po përgatitet për ndryshime të mëdha.
Bella Hadid dhe këngëtari The Weekend ishin të detyruar të shikon njëri-tjetrin në një sfilatë disa javë pas ndarjes. Bella për këtë rast veshi një fustan me pjesë të tejdukshme.
Aktorja Gwyneth Paltrow u divorcua nga këngëtari Chris Martin pas 10 vitesh martesë. Në vitin 2014 në daljen e parw pas divorcit, Paltrow veshi një fustan bust, me detaje dantelle tek fundi.
Në vitin 2005, divorci i Jennifer Aniston dhe Brad Pitt beri shumë bujë. Aktorja zgjodhi një fustan të markës Chanel, me xixa ngjyrë floriri, për t’i bërë të ditur Pitt se çfarë ka humbur.
Aktorja Reese Witherspoon u divocua në vitin 2007 nga bashkëshorti Ryan Phillipe. Fustani i saj i hakmarrjes ishte një bust në ngjyrë të verdhë.
Aktorja Jennifer Garner u divorcua nga aktori Ben Affleck në vitin 2016. Në të njëjtin vit, gjatë ceremonisë së çmimeve Oscars, ajo veshi një fustan asimetrik, të zi dhe shumë elegant.
Aktorët Nicole Kidman dhe Tom Cruise u divorcuan në 2001 pas 11 vitesh bashkë. Nicole veshi një fustan bust të zi, të ngushtë dhe më elementë argjendi.
Këngëtarja Taylor Swift kaloi 2 ndarje në vitin 2016. Ajo zgjodhi të vishte një fustan thuajse tërësisht të tejdukshëm.
Në vitin 2017, Angelina Jolie sapo ishte divorcuar nga Brad Pitt. E ftuar në një event në Kanada, ajo veshi një fustan asimetrik të zi.
Në janar 2011, aktorja Eva Longoria sapo ishte ndarë nga dramaturgu Zac Posen. Në daljen e saj të parë ‘post ndarje’ ajo veshi një fustan të zi të ngushtë.
Burimi: Vogue France



















