Nuk është sekret fakti që aktori Sylvester Stallone i mban shumë pranë vajzat dhe është tejet protektiv ndaj tyre. Edhe pse janë në moshë madhore, ato marrin gjithmonë këshillën e prindërve sidomos kur është fjala për djemtë.
Së fundi, vajzat më të mëdha, Sophia 24 vjec dhe Sistine 22, rrëfyen si duhet të jetë i dashuri i ardhshëm i tyre, që të pranohet nga familja.
“ Kur takohesh me njërën prej nesh, në fakt takohesh me të gjithë familjen. Sepse nëse nuk ke aprovimin e të gjithëve, nuk hyn në shtëpi. Por nëse e kalon testin dhe merr pëlqimin e të gjithëve, do të thotë që je një goxha tip”, është shprehur Sistine. Ajo tha se të atit I pëlqen një djalë që kur ta jep dorën e shtrëngon fort, ndërsa e ëma dëshiron një xhentëllmen. “ Kështu qe kemi mbetur vetëm”, thote vajza me të qeshur.



















