KreuCelebrity

Ish bashkëshorti i mori vajzën në Itali, 37 vjecarja nga Saranda i jep fund jetës!!

Elona Dauti nuk mund të jetonte me idenë se do të shkëputej nga e bija. Për këtë arsye, kur u gjend perballe asaj qe e perceptoi si humbje te femijes, ekonomistja 37 vjecare vendosi t`i jepte fund jetës duke u vetëhelmuar me fotoksinë.Edhe pse e gjetën ende gjallë dhe një helikopter e transportoi drejt Tiranës, Elona, mjerisht, dha shpirt gjatë rrugës.

Shkas për tragjedinë është bërë vendimi i gjykatës, që për arsye ende të pazbardhura, vendosi t`ia jepte ish bashkëshortit të saj kujdestarinë e vajzës. Ai e ka marrë 12 vjecaren  në Itali dhe këtë Elona, nuk ka mundur ta pranojë dot.

Në kushte të rënduara psikologjike, gruaja e cila ishte shumë e lidhur me të bijën, ka zgjedhur të bëjë veprimin ekstrem, duke lënë pas një dhimbje të tmerrshme tek të afërmit, e padyshim edhe tek vajza vetë. Elona ne punonte në Bankën Kombëtare Tregtare të Sarandë. Ajo  ishte një profesioniste mjaft e zonja dhe nje grua shume e respektuar.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF