Pas disa sezonesh, programi i Rudina Dembacaj “Mos i fol shoferit” do të bëjë një ‘pauzë’ të paktën për një kohë të pacaktuar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë moderatorja aktorja, e cila e ftuar këtë mëngjes në “Wake Up” në Top Channel, pranoi se ky program u pa e arsyeshme të mos vazhdojë, pas tri vitesh e gjysmë.
Kjo nuk do të thotë se Dembacaj nuk do të shfaqet më në ekran, por ky sezon ekrani i Ora News do të sjellë një program të ri të ‘reality-show’ moderimi i të cilit i është besuar Rudina Dembacaj.
Programi quhet “2 botë” dhe është do të jetë i karakterit ‘game-show’ dhe aktorja e humorit e ka përqafuar me kënaqësi ofertën që i është bërë nga drejtuesit e televizionit.
“2 botë” pritet të çelë siparin më 19 shtator.



















