KreuCelebrity

Strategjia e make up-it ditë-natë nga Selena Gomez!

Strategjia e make up-it ditë-natë nga Selena Gomez!

Bukuria, në të gjitha nuancat, ka qenë gjithmonë pjesë e botës së Selena Gomez. Ajo e konsideron një element të rëndësishme të gjithë procesin e make up-it, sepse sic thotë sic thotë, ndikon edhe tek vetëvlerësimi. Si një person që ka problem me aknenë, kujdesin e nis nga lëkura. Pasi pastron fytyrën, vendos hidratuesin të cilin dhe e masazhon pak, e pastaj vjen një shtresë kremi kundër diellit. “ Më pëlqen kremi I diellit jo vetëm sepse e ndihmon lëkurën të duket e freskët, por edhe sepse unë kam Lupus, dhe qëndrimi në diell për mua është I vështirë”, rrëfen këngëtarja, e cila nuk e fsheh faktin që I është dashur të bashkëjetojë me një sëmundje auto-imune. Paskësaj, vjen fondatina dhe “concealer” poshtë syve, pak pudër rozë në pjesën e mollëzës ( thotë që e bën faqen të duket më e ngritur, dhe njëkohësisht nuk dukesh sikur je skuqur nga dielli). Në pjesën e syrit fillimisht vendos një ngjyrë nudë, pastaj pak rozë me shkëlqim në qender që e përhap lehtë. Shpjegimin më të mirë, e bën vetë në video: 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF