KreuCelebrity

Aktorja Zamira Kita infektohet me COVID!

Mungesa e Drejtoreshës së Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, Zamira Kita në “Koko Fest”, të cilin e organizoi vetë ajo nuk ka qenë e rastësishme.

Sipas Report Tv mësohet se aktorja dhe bashkëshorti i saj janë infektuar me Covid-19, dhe aktualisht ata janë izoluar në shtëpinë e tyre, duke qenë se gjendja shëndetësore është e qendrueshme dhe nuk ka qenë e nevojshme që të marrin trajtim të specializuar në spital.

Sakaq festivali i ideuar nga Kita do të vijojë të shfaqet në qytetin e Korçës, ndonëse në mungesë të drejtoreshës.

Aktualisht në qytetin e Korçës janë aktive 143 raste me koronavirus dhe që nga nisja e pandemisë janë regjistruar 12 humbje jete.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF