KreuCelebrity

Përdori paratë e taksapsaguesve, Harry i kthen të gjitha deri në një!

Kur u larguan nga Kensington Palace ( pas fërkimeve sic thuhet me Kate dhe William), princi Harry dhe e shoqja, Meghan Markle u vendosën në Frogmore Cottage. Por rezidenca e re e kërkonte një rinovim për ciftin që donte ta përshtaste sipas shijeve të veta. Kjo u kushtoi jo pak, por plot 2.4 milionë paundë taksapaguesve britanikë.

Për këtë, Harry dhe Meghan u përballën me një rrebesh kritikash, aq më tepër që jo shumë kohë pas zhvendosjes atje, zgjodhën të largoheshin nga vendi për fare!

Tani, zëdhënësi i princit tha se ai i ka kthyer të gjithë paratë “ deri në qindarkën e fundit”, dhe se “Frogmore Cottage do të mbetet rezidenca zyrtare e Dukës dhe Dukeshës së Sussex në Britaninë e Madhe”. Ndërkohë vila në të cilën po qëndrojnë me qira në Los Angeles, është shumë më pompoze se banesa që lanë pas!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF