KreuCelebrity

Befason Besa Shahini: Pas këtij mandati, largohet nga Shqipëria?!

Befason Besa Shahini: Pas këtij mandati, largohet nga Shqipëria?!

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini bëri një pohim befasues për Ilva Taren. Ka pasur zëra brenda partisë për largimin e saj, e Besa iu përgjigj  kureshtjes së gazetares duke thënë se të tilla pretendime burojnë nga ambiciet që ekzistojnë brenda kësaj force politike, dicka qe sic tha është pjesë e natyrshme dhe pjese e demokracisë së partisë socialiste.

Por Ilva u tregua edhe më e drejtpërdrejtë dhe kërkoi të dinte nëse ministrja do të marrë pjesë ne fushatën e PS-së, a do të largohet nga Shqipëria. Do të mbyllë këtë mandat në varësi të ndryshimeve ose jo në qeveri: Jo, nuk e shoh të përfshihem pas këtij mandati. Do të qëndroj përsa kohë kryeministri do e gjykoj se puna ime ka vlerë, tha ajo.

“Kam njoftuar dhe kryeministrin Rama që nuk do vazhdoj të qëndroj përtej këtij mandati dhe nuk do përfshihem në zgjedhje.E adhuroj Shqipërinë. Jeta ime është pakëz e paqëndrueshme në Shqipëri, përkundër afrimit prapë jemi dy shtete të ndara. Në këto momente kur ka këto probleme prapëseprapë e sheh se nëse jeton me familjen larg është pak e vështirë të mirëmbahet puna që është mbingarkesë e madhe,  I kam thënë kryeministrit të shërbej për sa kohe sa jam vlerë për ndërtimin e praktikave arsimore. Nuk e shoh të përfshihem pas këtij mandati”, ka qenë pohimi i saj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF