Edhe pse është munduar ta mbajë jetën e saj private larg vëmendjes së mediave, Nevina Shtylla, si një personazh publik tashmë, e ka parë sesa e vështirë është ta bësh një gjë të tillë. Moderatorja i dha fund 4 muaj më parë lidhjes disa vjecare me juristin Arbër Myftari. Ajo vetë e pohoi se “karantina nuk e gjeti në cift”. Por shprehet se nuk do që të flasë për jetën e saj pikërisht për shkak të abuzimeve që bëhen.
“Është një pjesë e jetës sime që preferoj ta mbaj personale dhe private. Jam treguar e hapur, kam shprehur që kam qenë në një marrëdhënie dhe isha komode. Për sa kohë që jam tërhequr në atë që kam thënë në ekran normal që jam penduar. Tashmë nuk kam ndërmend të them asgjë.Nuk prish punë sinqeriteti im. Problemi është tek abuzimi që bëhet më pas, edhe kur jap material, edhe kur ofroj diçka përveç anës profesionale që e kam detyrim ti qëndroj strikt dhe të tregoj më tepër, ana private është diçka që e kam në dorë unë. Në momentin që tregoj diçka, nuk ka nevojë të abuzohet më shumë. Kur abuzohet, e mbyllim edhe rrimë,” tha për ndarjen moderatorja e ftuar në “Wake Up”.