Muajin e ardhshëm pritet të publikojë albumin e tij të ri që është i 15-ti që nga nisja e karrierës së rrokerit Jon Bon Jovi.
Dhe për ta pritur në formë sa më perfekte fizike suksesin e tij të radhës, idhulli i miliona fansave në botë është fotografuar këtë të dielë teksa po bënte vrapin e mëngjesit rreth shtëpisë së tij në Hamptons.
Ylli i rrokut qe është pranë të 60-tave duket se nuk është një ‘star’ vetëm në muzike, por edhe sa i përket formave fizike për të cilat duket se Bon Jovi ka kujdes të veçantë.
I veshur sport dhe me një buzëqeshje dashamirëse në fytyrë karshi paparacit, trupi muskuloz i 58 vjeçarit nuk mund të lërë askënd indiferent.
“Do të merresha me ushtrime fizike edhe për 101 vite. Kam filluar të bëj edhe yoga dhe po më shijon shumë. Jam një njeri i shekullit 21: është shprehur autori i disa hiteve gjatë një interviste për ‘Men’s Health’ pak kohë më parë.