Prej muajsh Klea Huta i ka lënë mënjanë angazhimet artistike, pasi ka zgjedhur t’i përkushtohet djalit të saj Krid. E teksa i vogli i shtëpisë rritet dita-ditës, momente të cilat moderatorja dhe aktorja i ndan shpesh edhe me ndjekësit e saj në Instagram, duket se pushimet e gjata për mamin tashmë mbaruan.
Burime për Panorama bëjnë me dije se Klea Hutës i është besuar një program i ri, i cili është nën autoresinë e vëllezërve të njohur të televizionit dhe spektakleve, Pandi dhe Bledar Laço.
Pasi përmbyllën me sukses programin “Këndo këngën time” sezonin e kaluar, Laço-t do të sjellin një tjetër show në ekranin e Vizion Plus, ‘timonin’ e së cilit do ta ketë Huta.
Kujtojmë që ky nuk është bashkëpunimi i parë i moderatores me vëllezërit Laço pasi më herët ajo ka moderuar programin “Gjeniu i vogël”.