KreuCelebrity

Victoria dhe David Becham janë infektuar me koronavirus!

Mediat e huaja kanë raportuar mëngjesin e sotëm se koronavirus nuk ka kursyer as çiftin David he Victoria Beckham. Sipas Dailymail dyshja janë infektuar në fillim të marsit, teksa ndodheshin në një festë në SHBA.

Sipas burimeve kur ish-futbollisti dhe stilistja mësuan se janë të infektuar u shqetësuan shumë sepse atë periudhë ata kanë udhëtuar shumë nga Britania në SHBA, së bashku me fëmijët dhe një pjese të stafit.

Përveç çiftit mësohet se janë infektuar edhe një pjesë e mirë e stafit, dhe të afërm e disa prej tyre kanë qenë në gjendje të rëndë shëndetësore. Gjatë asaj periudhë në shtëpinë e Beckham-ëve u zhvillua edhe festa e ditëlindjes  së djalit të tyre 21 vjeçar Brooklyn, në të cilën pati dhjetëra të ftuar.

Nuk është bërë me dije nëse ndonjë nga katër fëmijët e dyshes ka rezultuar pozitivë, por sipas burimeve sapo çifti ka mësuar se janë të infektuar e gjithë familja është karantinuar në shtëpinë e tyre në Londër për të paktën dy javë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF