KreuCelebrity

U infektua me Covid-19; Flet aktorja Zamira Kita

Zamira Kita dhe bashkëshorti janë infektuar me Covid-19, dhe kjo ka qenë edhe arsyeja pse Drejtoresha e Qendrës së Artit dhe Kulturës në Korçë, ka munguar në  “Koko Fest”, të cilin e organizoi vetë ajo.

Sipas Report Tv mësohet se aktorja dhe bashkëshorti i saj janë infektuar me Covid-19, dhe aktualisht ata janë izoluar në shtëpinë e tyre, duke qenë se gjendja shëndetësore është e qendrueshme dhe nuk ka qenë e nevojshme që të marrin trajtim të specializuar në spital.

Teksa miqtë e familjarët janë të shqetësuar për gjendjen  shëndetësore të aktores, Kita ka reaguar nëpërmjet një postimi në facebook ku shkruan se është mirë.

“Kur një nga njerëzit e mij më të dashur di të më gëzoje kështu! E shtrenjta motra ime të dua fort! Jam mirë” shkruan Zamira përbri një foto të një buqete me lule të cilën ja ka dërguar e motra.

I urojmë shërim të shpejtë aktores së njohur!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF