Më shumë se dy vite pas ndarjes nga këngëtarja Mimoza Shkodra, duket se Seldi Qalliu ka gjetur dashurinë në një tjetër zemër.
Ka qenë pikërisht ditëlindja e partneres së re të Seldit, kur këngëtari vendosi t’i prezantojë publikut të zgjedhurën e tij.
Nga fotot dhe videot e publikuara në instagramin e artistit duket se ka qenë ai që e ka organizuar festën surprizë të partneres.
Më pas nëpërmjet një foto ku çifti puthet në buzë, bashkangjitur me një urim zemre, Qalliu sapo na prezantoi zyrtarisht me të dashurën e tij.
“Edhe 100 zemra ime, të dua shumë”; shkruan këngëtari përbri fotos së ëmbël.
Vajza që i ka vjedhur zemrën këngëtarit shqiptar quhet Sindi dhe me aq sa kuptohet nga llogaria e saj e instagramit, bukuroshja merret me modeling.



















