Vajza e Robert Aliajt, Gala ka arritur të triumfojë në “The Voice Kids” në Belgjikë, ku gara ishte mjaft e ashpër, por talenti i saj në fund triumfoi! Adoleshentja shqiptare shkëlqeu përgjatë të gjithë kompeticionit disa javor.
Këngët që i dhanë fitoren mbrëmjen e së premtes ishin ‘Goodbye Yellow Brick Road’ nga Elton John dhe ‘Make You Feel My Love’ nga Adele, thotë TCH.
Vajza e vogël e artistit shqiptar ka mahnitur jurinë e “The Voice Kids” në Belgjikë që në fazën e audicioneve të fshehta, ku i bëri të katërt anëtarët e jurisë të kthenin karriget që në notat e para muzikore. Ashtu siç Gala rrëfeu në emisionin “Top Talk”, ditën e sotme, ishte një vendim i marre minutat e fundit, vetëm 2 minuta para se konkursi të mbyllej, vendim ky që u “kurorëzua” me fitore.



















