Ka qenë një foto e saj me kominoshe që ka hedhur dyshime se Jennifer Garner mund të jetë sërish shtatzënë. Por aktorja e famshme hollivudiane e mohoi këtë kategorikisht. Thashethemet nisën pas postimit të disa pamjeve nga ferma e saj në Locust Grove, Oklahoma dhe një ndjekës e pyeti: “A je shtatzënë?” Jennifer, që ka tre fëmijë nga martesa e mëparshme me Ben Affleck, tha se nuk ka ndërmend t`I hyjë më asaj rruge.
“Unë jam 48-vjeç. Kam tre fëmijë të shëndetshëm, nuk jam dhe nuk do jem më kurrë më shtatzënë,” u përgjigj shkurt ajo. Garner shtoi se mund të kete shtuar pak në peshë gjatë periudhës së izolimit për shkak të COVID-19. Shumë fansa i erdhën në mbrojtje, duke i thënë ndjekëses se nuk bëhen pyetje të tilla, ndërsa Jenniferit, se dukej shkëlqyeshëm. Aktorja së fundi është përfolur për një lidhje me Bradley Cooper.



















