Vajza e paligjshme e mbretit të mëparshëm të Belgjikës, Alberti II lufton nëpër gjykata për plot 7 vjet që përkundër dëshirës së të atit, të arrijë të përdorë titujt që mendon se i takojnë me të drejtë: Lartësia e saj dhe Princesha e Belgjikës. Nëna e Delphine Boël pati një lidhje jashtëmartesore me mbretin Albert në vitet 60`, por ai nuk e njohu si fëmijën e tij.
Monarku 86 vjeç që abdikoi në 2013-tën, u detyrua ta pranonte atësinë vetëm kur testi i ADN-së, i kërkuar tani nga gjykata, dëshmoi qartë se ai ishte babai biologjik i skulptores.
Delphine do ta mësojë muajin e ardhshëm nëse do të mund të marrë titujt mbretërorë ashtu si fëmijët e tjerë. Gjykata do të vendosë më 29 tetor nëse Delphine do të mund të marrë mbiemrin e babait biologjik.



















