KreuCelebrity

Ndahen Luana Vjollca dhe Krenar Çoçaj?!

Teksa moderatorja nga postimet në Instagram nuk në ka lënë të kuptojmë se diçka nuk po shkon me çështjet e zemrës, ditët e fundit mediat online po ‘gëlojnë’ rreth një lajmi sipas të cilit Luana Vjollca dhe partneri i saj prej mëse katër vitesh, Krenar Çoçaj i kanë dhënë fund lidhjes.

Duket se dyshimi ka nisur kur pak ditë më parë u pa se dyshja nuk e ndiqnin më njëri tjetrin në Instagram, dhe sipas zërave (të pa konfirmuara) shkak i krisjes së marrëdhëniës së Luanës dhe Krenarit ka qenë këngëtari latin latin Jay Santos me të cilin Luana pati bashkëpunimi  e fundit të pak ditëve më parë.

Sipas burimeve të njerëzve të tyre të afërt, flitet se shkak u bë bashkëpunimi i para pak javëve me këngëtarin mjaft të njohur latin, Jay Santos, i cili erdhi posaçërisht në Tiranë, ku u takua me Luanën gjë që mesa duket nuk i ka pëlqyer Krenarit.

Po ashtu edhe mungesa e menaxherit të njohur në festën e ditëlindjes së moderatores ka thelluar edhe më tej dyshimet se mes çiftit gjërat nuk po shkojnë edhe aq mirë.

Gjithsesi nga ana e dyshes nuk ka patur asnjë konfirmim të këtij lajmi, dhe le të themi që pse jo, që kjo tymnajë mund të jetë një strategji edhe e vetë Çoçaj, i cili i njohur si menaxher artistësh (e po ashtu edhe i Luanës), e di mirë që thashetheme të tilla para një projekti (kujtojmë që Luana është në nisje të sezonit të ri televiziv), përkthehet në sukses dhe kuriozitet.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF