KreuCelebrity

‘A do të jem aty, kur ta ngacmojë dikush?’; Ledri flet për herë parë si baba i një vajze!

Së shpejti Ledri Vula dhe Sara Hoxha do të bëhen prindër të një vajze. Duke qenë se koncertet kanë qenë tejet të limituara për reperin për shkak të pandemisë, kjo periudhë ka qenë tejet romantike për dyshen pasi kanë patur mundësi të rrinë më shumë me njëri tjetrin.

Në programin “E Diela shqiptare”, Ardit Gjebra kishte udhëtuar drejt Kosovës për një bisedë të gjatë me reperin e dashur të të rinjve.

 

 

Gjatë bisedës Ledri rrëfeu se pas ardhjes në jetë të vajzës, çifti e ka me dëshirë të organizojë një dasmë, dhe kjo më shumë për t’u bërë qejfin prindërve të dyshes, pasi vetë ata siç tha Ledri nuk e shohin shumë të nevojshme organizimin e një ceremonie të tillë.

Sa i përket bebushit që pritet të vijë në jetë, çfarë mendoi Ledri kur mësoi se do të bëhet baba i një vogëlusheje?!

“A do të jem atje për ta mbrojtur kur ta ngacmojë dikush? Më ka bërë të reflektoj, më ka bërë të sillem edhe më mirë me Sarën.”; rrëfeu reperi për mënyrën se si e sheh ai veten si baba i një vajze.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF