S’patët kohë të krihni flokët?! Bukuroshet shqiptare, përdorin të gjitha këtë truk!
Në fakt roli kryesor i këtij trendi nuk është vetëm për të zgjidhur problemin e flokëve të pakrehur, por la te përdorim si truk edhe në këtë rast.
Nëse keni parë në instagramet e vajzave të njohura shqiptare ose jo; me siguri ju ka rënë në sy trendi më i fundit i një shalli në kokë.
Flokë të gjatë, apo të shkurtër, të krehura ose jo; me një grim të bukur dhe një shall në kokë, së fundmi ngjan In dhe tejet interesante.
Vajzat e njohura shqiptare, nuk kanë vonuar për ta përqafuar këtë trend dhe që nga Armina Mevlani, Orinda Huta, e deri tek Kida , Arjana Fejzullahu dhe emra të tjerë të shoëbiz-it shqiptar me aksesorin e kokës sapo përcaktuan trendin e momentit.