KreuCelebrity

Sharon Stone: “Kush thotë se pamja s`ka rëndësi, gënjen”!

Për Sharon Stone, shprehje të tilla si “ pamja s`ka rëndësi, rëndësi ka njeriu”, janë thjesht klishe. Aktorja, e konsideruar si një ndër femrat më të bukura në botë, nuk e ka mohuar asnjëherë se pamja e ka ndihmuar shumë në karrierën e saj e ne jete ne pergjithesi.

“Ju nuk e kuptoni se sa rëndësi ka mënyra si dukesh, deri në momentin që  fillon e nuk dukesh më si më parë,” deklaronte ajo së fundi për Telegraph. Ylli hollivudian, edhe pse është 62 vjec, ka ende forma trupore për t`u pasur zili. Ajo i përmbahet me rreptësi regjimit për ruajtjen e lëkurës dhe të trupit, sepse në fund, po, ka shumë rëndësi si dukesh!

Nësë dikush thotë të kundërtën, atëherë për Sharon ai person është duke thënë “një gënjeshtër e madhe e idiote”. Ndërkohë dallon edhe për zgjuarsinë e saj. Ishte 15 vjeç kur u pranua me bursë në kolegj. Koeficienti i saj i inteligjencës (IQ) është 154. Klasifikimet e përrgjithshme tregojnë se njerëzit me IQ mbi 140, hyjnë më shumë në sferën e “gjenive”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF