KreuCelebrity

Coi vajzën në shkollë, Rudina Xhunga: E urrej maskën në gojën e saj!

Alana e Rudina Xhungës shkon në klasën e tretë, por emocionet janë sërish të mëdha për moderatoren, sidomos në kohën e një viti jo të zakonte shkollor sic është ky i sivjetmi, që celet nën hijen e një sëmundjeje frikësuese sic është Covid 19. Rudina nuk ngurroi ta tregonte hapur se cfarë përjetoi kur e coi të bijën në shkollë me maskën në fytyrë.

“Sot shoqeruam Alanen ne shkolle Eshte shume e vogel per te qene ne klase te trete.. E vogla jone, e vogla ime, me masken qe e urrej se me ngjan si ato biberonat qe i mbulojne gojen te vegjelve, qe te mos bertasin e shqetesojne mamate e Instagramit. E vogla ime me syte qe te qeshin dhe nuk ke frike nga frikerat e mia. Une kam frike, sot kam ngrene cfare me ka dale para dhe frika ime prape ka uri. Kerkoj gjithandej nje fraze, qe te me qetesoje, dicka qe ta besoj. Po askush nuk e di. Po ti e di moj Alanushe, qe kur te dalesh nga shkolla dhe te me perqafosh, une do pushoj se kerkuari pergjigje. Ti je pergjigja. Perqafimet jane pergjigja per friken time, se mos humb masken, mos ferkon syte me duart pis, mos trembesh nga klasa trete, mos vritesh neper shkalle, mos qan, kur je vetem ne nje bote kaq te madhe maskash. Sa e veshtire te te le vetem ne shkolle dhe te iki. Kete here me duket sikur po te coj ne lufte. Zakonisht lufterat i bejne te medhenjte dhe femijet i fshehin pas. Ne te nxorrem ty para dhe vete rrime e presim. Ky fillim shkolle me ben te qaj. Dhe te kuptoj sa e bukur eshte jeta per re cilen ia vlen te vesh maske dhe te kesh frike. Na vafte mbare, te gjitheve”, ka shkruar ajo.

 

 

Sot shoqëruam Alanën në shkollë. Është shumë e vogël për të qenë në klasë të tretë. E vogla jonë, e vogla ime, me maskën që e urrej se më ngjan si ato biberonët që i mbulojnë gojën të vegjëlve, që të mos bërtasin e shqetësojnë mamatë e instagramit. E vogla ime me sytë që të qeshin dhe nuk kë frikë nga frikërat e mia. Unë kam frikë, sot kam ngrënë çfarë më ka dalë para dhe frika ime prapë ka uri. Kërkoj gjithandej një frazë, që të me qetësojë, diçka që ta besoj. Po askush nuk e di. Po ti e di moj Alanushe, që kur të dalësh nga shkolla dhe të më përqafosh, unë do pushoj së kërkuari përgjigje. Ti je përgjigja. Përqafimet janë përgjigja për frikën time, se mos humb maskën, mos fërkon sytë me duart pis, mos trembesh nga klasa tretë, mos vritesh nëpër shkallë, mos qan, kur je vetëm në një botë kaq të madhe maskash. Sa e vështirë të të le vetëm në shkollë dhe të iki. Këtë herë me duket sikur po të çoj në luftë. Zakonisht luftërat i bëjnë të mëdhenjtë dhe fëmijët i fshehin pas. Ne të nxorëm ty para dhe vetë rrimë e presim. Ky fillim shkolle më bën të qaj. Dhe të kuptoj sa e bukur është jeta për të cilën ia vlen të vesh maskë dhe të kesh frikë. Na vaftë mbarë, të gjithëve ?

A post shared by Rudina Xhunga (@rudinaxhunga) on

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF