
Robert Aliaj ka folur për herë të parë që nga fitorja e së bijës në The Voice Kids” të Belgjikë, ku Gala arriti të triumfonte mbi shumë konkurentë të tjerë mjaft të denjë e të zotë.
Artisti nuk e ka fshehur krenarinë për këtë ngadhnjim të pastër të talentit të së bijës. “Është rilindja që ti përjeton, pa dyshim. Nuk e ekzagjeroj, jeton me detaje situatat analoge, por në nivele të ndryshme. Përjeton këto momente kaq të bukura. Këto gjëra mi solli Gala, nuk ka gjë më të bukur sesa të ndihesh babi i dikujt, është e madhe. Tani që e shijoj këtë dua t’ia uroj çdo babai në botë, në veçanti të gjithë baballarëve shqiptarë që t’u jepet një mundësi e tillë”, tha ai për emisionin “Abc-ja e mëngjesit”.
“Mënyra se si Gala u regjistrua është atipike. Në një moment të caktuar Gala më tha se nuk po regjistrohej dot dhe si përfundim arriti jashtëzakonisht në limit. Pati fat u regjistrua kot me një shoqen e vet. Nuk e kishim menduar ‘The Voice’!”, shtoi këngëtari, duke treguar kështu qartë se Gala cdo gjë e aty, e arriti me forcat e veta!