Këngëtarja Genta Ismajli po shijon romancën e saj me biznemsmenin turk Hussein Usta, dhe herë pas here dyshja ndajnë momente të ëmbla me njëri tjetrin ne rrjete sociale.
Duket se marrëdhënia e çiftit ka kaluar në një tjetër stad, pasi sipas zërave shumë pranë tyre kanë bërë me dije se Genta është në muajin e dytë të pritjes së ëmbël.
E pyetur pak ditë më parë në programin “Wake up” në Top Channel, artistja nga Kosova u shpreh se do të dëshironte shumë që viti i ardhshëm t’i sillte një bebush, por pa konfirmuar nëse atualisht është shtatzënë apo jo.
Gjithsesi për momentin ky lajm mbetet në kuadër të thashethemeve të pakonfirmuara, por meqë dyshja e kanë me shumë dëshirë të bëhen prindër urojmë që ky lajm të jetë i vërtetë.