KreuCelebrity

E ngacmuan për të shoqin, Orinda nuk e la pa ia kthyer!

E ngacmuan për të shoqin, Orinda nuk e la pa ia kthyer!

Admirimi i ndjekësve është “ushqim” për shpirtin e VIP-ave, por jo të gjitha komentet janë të tilla. Mendimet janë të ndryshme dhe duher të përgatitemi dhe për atë që nuk na pëlqen. Në këtë situatë u gjend dhe Orinda Huta, e cila postoi në Instagram disa foto të shkrepura në Krujë dhe mori shumë komplimenta.

 

 

Do more of what makes you HAPPY

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta) on

Por një ndjekës nuk la pa e ngacmuar, duke shkruar: “Bëj një foto me burrin moj se u këpute vetëm”. Orinda nuk ia përtoi.“Po të dogji malli për burrin shko te llogaria e tij, taksirat e ke”, i tha ajo dhe mjaft ndjekës të tjerë e kanë përkrahur. Në fakt, moderatorja e rikthyer me “Jo vetëm modë”, po lëviz shumë nëpër Shqipëri këto kohë për shkak të angazhimeve të punës.

 

 

Mbahu… se ke akoma shume per te pare ne kete vend…

A post shared by Orinda Huta (@orindahuta) on

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF